Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 17 Nëntor 2026, 07:19 Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond Robert Pattinson, aktori britanik i njohur për rolet e tij në filma si “Twilight” dhe “The Batman”, është konfirmuar si aktori i radhës që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • Gjermania-Holandë
  • Protesta
  • Rama
  • Gëzim Ndoka
  • Shëndetësia
  • Reforma zgjedhore
  • SPAK
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përplasjet në Mal të Zi, PD: Serbia kërkon të ketë rol ndikues në Ballkan

Politikë E martë, 31 Dhjetor 2019 15:20
Përplasjet në Mal të Zi, PD: Serbia kërkon të ketë rol ndikues në Ballkan
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me atë që po ndodh në Mal të Zi.

Me një deklaratë për mediat, PD thotë se këto ngjarje nuk janë të reja.

‘Projekti për t’i siguruar Serbisë një rol ndikues në hapësirën ballkanike, duke nënshtruar entitete etnike, fetare, politike që kërkojnë pavarësi, qëndron aty si një mallkim për Serbinë dhe si një plagë që nuk po shërohet për Ballkanin’, thuhet në reagimin e bërë nga selia blu.

Deklarata e plotë e PD-së:

Partia Demokratike e Shqipërisë po ndjek me shqetësim ngjarjet e fundit në Mal të Zi.

Fqinji ynë verior prej disa ditësh po përballet me një përpjekje të qartë për destabilizim. Konstatojmë me keqardhje se çka po ndodh nuk është një ngjarje e re.

Në Mal të Zi, përpjekjet për cenim të sovranitetit, konsolidimit të shtetit, standardeve demokratike dhe orientimit euroatlantik, kanë dhe të tjerë precedentë në një kohë jo të largët.

Këtë radhë si shkak i këtyre përpjekjeve janë vendime legjitime të parlamentit dhe institucioneve ne Mal te Zi për të plotësuar sovranitetin e shtetit dhe shkëputjen përfundimtare të çdo sektori nga ndikimi i Beogradit.

Edhe pse të ndryshme në formë apo gjeografi, përpjekjet janë të njëjta në përmbajtje. Është tashmë e qartë se ato nxiten nga e njëjta mendësi nga i njëjti projekt që i shkaktoi Ballkanit dhimbje, tragjedi e viktima disa dekada më parë dhe rikthehet i pa penduar, përherë agresiv e i pabesë, sa herë gjen hapësire.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Projekti për t’i siguruar Serbisë një rol ndikues në hapësirën ballkanike, duke nënshtruar entitete etnike, fetare, politike që kërkojnë pavarësi, qëndron aty si një mallkim për Serbinë dhe si një plagë që nuk po shërohet për Ballkanin. Popujt e Ballkanit e njohin mirë këtë projekt, popujt e Ballkanit e kanë refuzuar këtë projekt, edhe kur kjo ka kushtuar luftëra, viktima e tragjedi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koha është që të vërtetat të thuhen ne sy.

Koha e lojërave ka mbaruar.

Është e pamundur të flitet për paqe, bashkëpunim, zhvillim, për projekte unifikimi apo bashkërendimi shtetëror, ndërsa, nën tavoline, të projektohen konflikte  destabilizuese dhe epërsi force.

Me parë se kushdo, këtë duhet ta kuptojnë në Beograd. Është e papranueshme që sot, derisa ende nuk është kërkuar falje për viktimat e së shkuarës, e njëjta mendësi, të njëjtat qarqe, projektojnë viktima të së ardhmes.

Mund t'ju interesojë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se çdo vit tjetër që prej 2002

Forumi i Zgjerimit të BE-së 2026: Marta Kos thotë se ky vit shënoi më shumë përparim se...

Para 19 orësh
Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

12 Nëntor 2026, 16:03

Popujt e Ballkanit ia kanë dhënë përgjigjen kësaj mendësie, popujt e Ballkanit kanë bërë zgjedhjen e tyre drejt vlerave të lirisë, pavarësisë dhe shoqërive demokratike. Roli hegjemon i Serbisë ne Ballkan, pavarësisht çdo lloj forme që mund të prezantohet është një përpjekje e pamundur.

Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet pa asnjë rezervë përpjekjet dhe hapat e Malit të Zi fqinj drejt integrimit euroatlantik, konsolidimit të sovranitetit shtetëror dhe hapave që fuqizojnë bashkëjetesën etnike në atë vend.

Partia Demokratike e Shqipërisë beson se integrimi i plotë në bashkësinë euroatlantike është alternative e sigurt dhe e pazëvendësueshme për zhvillim, paqe e bashkëjetesë në rajonin tonë.

Fantazmat e konfliktit nga e shkuara, projektet për dominim, pavarësisht nëse bëhen nën egërsinë e armëve apo elegancën e tryezave, janë njësoj të rrezikshme dhe si përfundim kanë përherë tragjeditë.

Popujt e Ballkanit kanë humbur shumë kohë përgjatë historisë në rrugën e konflikteve e përpjekjeve për dominim. Sot nuk ka më kohë për te humbur drejt rrugës që u siguron paqe e zhvillim te drejtë, kjo rruge mbetet integrimi tërësor i rajonit në bashkësinë euroatlantike si bashkësi vlerash, dinjiteti e zhvillimi.

Etiketat e lidhura

PDtakimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond
Para 4 minutash

Robert Pattinson zëvendëson Daniel Craig si James Bond

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive
Para 50 minutash

Trump aludon për takim të mundshëm me Kimin, ky i fundit viziton resortin e skive

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë
Para 51 minutash

Burnham: Brexit ka dëmtuar ndjeshëm pozicionin global të Britanisë

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhënieve MB-BE
Para 53 minutash

Kërkohet nga Burnham të investojë në hekurudhat ndërkombëtare për të nxitur rivendosjen e marrëdhëniev...

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 11 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 17 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 8 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 8 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.