Përse shkon Vulin në Preshevë një ditë para Ramës

 Gjithashtu Vulin do të takohet me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale, Nazmi Jasharin dhe do të vizitojë familjen shqiptare, Destani, me 8 anëtarë, për t’ dorëzuar një donacion. Ky fakt bëhet i ditur nga Preshevajonë, që ngre edhe pyetjen se përse do ta vizitojë pikërisht të hënë Vulin Preshevën, kur ai nuk është se ka treguar ndonjë interes për të më parë? Portali sigurisht që përgjigjen e gjen tek vizita e Ramës dhe përpjekjet e Beogradit për të treguar angazhimin serioz të qeverisë për Preshevën. Por Preshevajonë i kujton Beogradit se nuk mund ta dëshojë angazhimin e saj me ndihma për një familje, kur dihet se me mijëra familje të tjera janë të varfëra si pasojë e papunësisë së madhe në këtë treve shqiptare në Jug të Serbisë. Për shkak të lënies pasdore nga qeveria serbe, Presheva konsiderohet si një prej rajoneve më të varfër në Europë.

SHKARKO APP