Përshendetja e rrallë e gjyshes mirditase 95 vjeçare për Krishtlindjet
Gazetari mirditor Gjergj Marku ka postuar një fragment nga ajo çka përjetuar mbremjen e Krishtlindjes te familja Filopati në Kodër-Rreshen (Mirditë). Në një familje me tradita historike e patriotike si familja Filopati në Mirditë, ke ç’të mësosh. Atje ndodhet një grua 95 vjeçare, e fortë në kujtesë dhe e zonja në leximin e rruzarëve në shqip e në gjuhën italiane. Nanë Terezja, siç e thërrasin, mbetet personazhi që ka mrekulluar gazetarin Gjergj Marku. Nanë Terezja është bashkëshortja e Zef Filopatit, një nga mësuesit e parë të Mirditës, një prej ikonave të kulturës mirditore.
Por le të lexojmë mbresat e gazetarit si e ka përjetuar Krishtlindjen duke dëgjuar recitimin e rruzarëve nga Nanë Terezja.
Nga Gjergj Marku/
KRISHTLINDJA
Përshendetja e rrallë e gjyshes mirditase 95 vjeçare për Krishtlindjet!.
Në profesionin tim si gazetar prej mbi 30 vite, pos veshtirësive jo të pakta, kam marr emocione pafund nga qindra e mijëra përsonazhe, por ky i sotmi në këtë Natë të Madhe është më pikanti, padyshim më pikanti.
Dua ta ndaj me miq e të tjerë, sepse vjen vertetë e rrallë për nga mënyra sesi përcillet mesazhi përshendetës nga Nanë Terezja (Filopati) në Kodër Rreshen.
Do të shijoni dhe vargezimin e ritit të hershëm të buzmit bujar nga gjyshja 95 vjeçare, por dhe nga rruzaret e vjetra të para 80 viteve, të kenduara prej saj, në shqip dhe italisht.
Do u duhet me prit disa orë, por besojeni se këtë Natë të Madhe do të vijë kjo bisedë fort e kandshme para një gote rakie me arra e lajthi dhe përshendetjes unike të Nanlokes mirditase me petka të tradites e zemër të bardhë.