Personeli i Presidencës dhuron gjak për fëmijët talasemikë, Tedi Blushi: Nuk ndikon te koronavirusi, bëni kujdes jo panik
Kabineti i Presidencës sot ka dhuruar gjak për fëmijët talasemikë në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Një mjek i cili shoqëronte zëdhënësin e Presidentit, Tedi Blushi bëri thirrje që moshat nga 18- 65 vjeç që janë të shëndetshëm të dhurojnë gjak pasi nuk ndikon tek pasojat e koronavirusit.
Po ashtu të njëjtën gjë konfirmoi edhe Tedi Blushi i cili sa i përket situatës me koronavirusin tha se duhet që të ketë kujdes por jo pani.
”Shqipëria ka shumë nevojë për gjak. Ky sesion lëvizëz do të vijojë ende për fëmijët talasemikë pasi jeta vazhdon. Nga mosha 18 deri në 60 apo 65 vjeç kur janë të shëndoshë të japin gjak. Koronavirusi nuk kalon nga gjaku. Edhe nënat shtatzëna nuk ia kalojnë fëmijëve po e keni vënë re”,- tha mjeku.
”Në emër të Presidentit bëj thirrje për më shumë kujdes por jo panik. Të gjithë së bashku të solidarizohemi dhe ju bëj me dije se kabineti i Presidencës po dhuron gjak sot. Ky proces është i shëndetshëm dhe nuk ka ndikim në përkeqësimin e pasojave që shkakton koronavirusi”,- u shpreh Tedi Blushi.