Peter Stano: Opozita dhe qeveria duhet të krijojnë kushtet për të rivendosur dialogun politik në parlament
“Është seanca e një proçesi për anëtarësimin. Duke qenë se Shqipëria është një vend kandidat që nga qershori i këtij viti, monitorimi ndaj këtij vendi është rritur. Edhe pritshmëritë janë rritur se që të sillet dhe të veprojë në një mënyrë me Europiane. Si një vend kandidat, Shqipëria është duke u përgatitur për etapën tjetër që është nisja e negociatave. Tani vendet anëtare, komisioni etj, po shikojnë sesi Shqipëria po ecën apo si po përgatitet për nisjen e negociatave. Çfarëdo që politikanët bëjnë, krijojnë imazh për vendin e tyre dhe veprimet e tyre do të merren në konsideratë kur vendet anëtare të nisin bisedimet për nisjen e negociatave. Dhe nëse nuk performojnë mirë, do të luajnë letrat e atyre që përpiqen të vënë në pikëpyetje nëse zgjerimi i mëtejshëm ka kuptim dhe kjo do të ishte e rrezikshme. Mesazhi për Shqipërinë nuk do të ndryshojë edhe me komisionin e ri”, tha Peter Stano.
Stano shtoi më tej se, “Një nga fjalët më të përdorura për Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë kompromisi dhe dialogu konstruktiv. Kur komisionari Fyle ishte muajin e kaluar në Shqipëri, ai nxiti të dyja palët që të rivendosin dialogun politik në parlament. Edhe në progres raport kemi theksuar se opozita dhe qeveria nevojitet që të krijojnë kushtet për të rivendosur dialogun politik kryesisht në parlament. Sepse në demokracitë e maturuara vendimet politike debatohen dhe merren në parlament. Ky është mesazhi që ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë edhe pas mandatit të këtij komisioni”.