Petrika Mele denoncon drejtorin e rëndësishëm të Rilindjes në Korçë: Mashtron banorët dhe u premton punësim në këmbim të votave

Koordinatori i LSI në Korçë, Petrika Mele denoncon përpjekjet e Rilindjes për tjetërsimin e votës në zgjedhjet e 25 prillit.

Në një postim në Facebook, koordinatori i LSI, Mele thotë se Drejtori i Ndërmarrjes së Sherbimeve Publike dhe Gjelbërimit, Ilir Dinellari, mashtron banorët e Korçës duke u premtuar punësim në këmbim të votave.

Më tej, Mele u bën thirrje banorëve të lagjes 10 të Korçës të mos bien pre e këtyre mashtrimeve.  “Rilindja aktualisht i ka të gjithë mekanizmat për të gjeneruar vende të reja pune, por politikat e saj kane synim shpopullimin dhe largimin e të rinjve nga Korça“,- shkruan Mele.

Postimi i plotë në Facebook

Ilir Dinellari, Drejtor i Ndërmarrjes së Sherbimeve Publike dhe Gjelbërimit (NSHP) Bashkia Korçe, është tipiku i personit mashtrues dhe fodull.
Ilir Dinellari mashtron banoret e lagjes 10 “blloku i francezëve” në Korçë, duke ju premtuar punësim në Gjelbërimi në këmbim të votave.
Pas zgjedhjeve të 25 Prillit shprehet Dinellari do ju zgjidhim cdo problem punesimi që keni në familje. Mashtrues kalibri !!
Ju bëj thirrje banorëve të Lagjes 10 mos bien pre e këtyrë mashtrimeve te rendomta. Rilindja aktualisht i ka të gjithë mekanizmat për të gjeneruar vende të reja pune, por politikat e saj kane synim shpopullimin dhe largimin e të rinjve nga Korça.

Ilir Dinellari, Drejtor i Ndërmarrjes së Sherbimeve Publike dhe Gjelbërimit (NSHP) Bashkia Korçe, është tipiku i…

Posted by Petrika Mele on Thursday, February 11, 2021

SHKARKO APP