Aktori i mirënjohur Petrit Malaj deklaron: Tropoja është partia ime!

Kandidati i PS në Tropojë, artisti i njohur Petrit Malaj, në mesazhin e tij për votuesit shprehet se pavarësisht bindjeve politike, më 25 prill ata kanë në dorë të ardhmen e qyteteve të tyre.

Në mesazhin e tij për qytetarët, aktori i mirënjohur, Petrit Malaj shprehet: “Unë nuk ka asnjë biznes, nuk mbroj asnjë interes, mbështetja juaj do më jap forcën e duhur për t’ju përfaqësuar me dinjitet në çdo kohë, në çdo situatë dhe në çdo rrethanë, ndaj kërkoj votën tuaj”,- shprehet Petrit Malaj.

Petrit Malaj ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të gazetës KOHA JONE në momentet e saj të vështira.

SHKARKO APP