Petrit Vasili: Balla, tradhtaruc i vogël, që mbron tradhtarin e madh Rama!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla Balla publikoi qëndrimin pro të ish-presidentëve Bamir Topit dhe Fatmir Sejdiut mbi idenë e “Minishengenit Ballkanik”, e cila ditët e fundit ka “ndezur” retorikën politike në Shqipëri dhe Kosovë.
“Për kujtesë. “Tradhëtarët” Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Presidenti Bamir Topi fiks 10 vjet me parë, lexojeni vetë qëndrimin për “mini-Shengenin ballkanik”, shkruan Balla.
Pas tij reagoi nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e quan Ballën një tradhëtaruc.
“Balla si tradhtaruc i vogël, mbron tradhtarin e madh Rama!
Taulant Balla nga halli që të shplajë tradhtinë e tmerrshme të Edi Ramës ndaj Kosovës, publikon se në 2010 janë takuar katër Presidentë dhe kanë folur për minishengenin.
Po cilët jane 4 presidentët në fjalë?
Janë pikërisht: Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
Meqë mori përsipër të bëjë këtë publikim:
Balla duhet të tregojë se ku është Serbia në këtë takim se nuk po e shohim gjëkundi në këtë lajmin që ka postuar.
Balla duhet të thotë pse takimet e Ramës për minishengenin janë turli e përbërë nga presidentë, kryeministra e gjithfarë të tjerësh, ndërsa takimi i 2010 ka vetëm Presidentë.
Balla, meqë Edi Rama i tij ka miqësi jashtëzakonisht të ngushtë me Serbinë, le t’i pyesë serbët pse nuk ishin në takimin e vitit 2010.
Përgjigjet e këtyre pyetjeve dihen, por meqë Balla i ka dalë për zot tradhtisë së Rames i duhet të përgjigjet për to.
Ndryshe edhe ai është njëlloj si Rama, por në krahasim me Ramën si tradhtar i madh ky është pak a shumë një Tradhtaruc i vogël”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.