Petrit Vasili: Banorët e Kombinatit rrëzojnë Mafien e Bashkisë së Tiranës dhe SPAK mbyll sytë e veshët

Nga Petrit Vasili: 
Banorët e Kombinatit rrëzojnë Mafien e Bashkisë së Tiranës dhe SPAK mbyll sytë e veshët!
Vendimi i Gjykatës Administrative ndaloi prishjen e banesave në kombinat për interesat mafioze të Bashkisë dhe korrupsionit të tmerrshëm të saj.
Veprimet kriminale korruptive të Bashkisë së Tiranës që përdor edhe fatkeqësinë e termetit janë përpara syve të të gjithëve.
Për Veliajn qytetarët kanë zero rëndësi, ndaj ju rrëmben pronat në mënyrë mafioze dhe i le në mes të katër rrugëve të plaçkitur dhe në mjerim.
SPAK në mënyrë të turpshme nuk vepron.
SPAK kur nuk vepron për këto skandale kaq të rënda inkriminon rëndë veten.
Ja ku i ka SPAK-u fajtorët dhe të korruptuarit, boll ju dha alibi mafiozëve me mosveprimet e qëllimshme të tij!

SHKARKO APP