Petrit Vasili: Çdo kërkesë për dorëheqje ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook: 

Zgjedhjet vazhdojnë dhe opozita ka detyrë të mbrojë vullnetin e sovranit deri në rinumërimin e votës së fundit.
Çdo kërkesë për dorëheqje apo analizë e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.
Ndaj detyra e tërë opozitarëve të përqendrohemi te rinumërimi dhe transpareca e çdo vote.
Ndryshe kushdo që ben lojën e Satrapit të zgjedhjeve të lira dhe është i shitur te ai.

SHKARKO APP