Petrit Vasili: Cila është marrëveshja politike me Greqinë për detin dhe pse fshihet ajo nga Rama?
Nga Petrit Vasili
Cila eshte mareveshja politike me Greqine per detin dhe pse fshihet ajo nga Rama???
Ministri Jashtem i Greqise Dendias deklaroi dje ne nje interviste dhene nje radioje greke se :
“Marrëveshja politike për referimin e çështjes së delimitimit të Zonës Ekskluzive Ekonomike midis Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë është arritur që nga Tetori i kaluar”.
Nga kjo deklarate shume rendesishme e Z.Dendias lindin disa pyetje, te cilave Edi Rama ka detyrimin t’u pergjigjet:
1. Cila eshte kjo marreveshje?
2. Cila eshte permbajtja e marreveshjes?
3. Perse nuk eshte bere publike kjo marreveshje, per tu njohur nga te gjithe shqiptaret, sepse kufijte e Shqiperise nuk jane prone e Edi Rames?
4. Cfare e ka penguar qeverine qe ta beje publike nje marreveshje kaq te rendesishme?
5. Perveç Edi Rames dhe qeverise a ka pasur perfshirje te institucioneve te tjera kushtetuese dhe ne se po, cili ka qene roli dhe kontributi i tyre ne kete marreveshje ?
6. Po perfaqesuesve te shoqerise civile, historianeve, eksperteve te kufijve detare, juristeve te shquar te se drejtes nderkombetare, historianeve etj a ju eshte kerkuar mendim per kete marreveshje?
7. Po grupi negociator i ngritur per hartimin e marreveshjes se detit me Greqine çfare roli ka pasur?
8. Kur, ku dhe Kush e ka firmosur kete marreveshje?
9. Kush e ka miratuar marreveshjen?
10. Ku eshte e depozituar kjo marreveshje kaq e rendesishme ?
Pergjigja dhe trasparenca e plote e shterruese eshte detyrim, te cilin Edi Rama nuk e shmag dot, sepse eshte fjala per kufirin detar te Shqiperise dhe jo per kufirin detar te qeverise!!