Petrit Vasili, Çuçit: Largohu sa je në kohë, për të mos u qelbur fare nga policia

Nga Petrit Vasili

Çuçi largohu sa je në kohë, për të mos u qelbur fare nga policia, që s’ta var!

Policia ndalon dhunshëm në mes të Tiranës katër anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, qytetarë të shkëlqyer dhe misionarë të vërtetë të së mirës.

Policia dhunon sërish në Bulqizë dhe sërish mashtron e mohon dhunën.

Çuçi jep dorëheqjen dhe largohu menjëherë sepse policia, që ke nën drejtimin tënd politik është mishërim i gangsterizmit antiligj dhe armiqësisë e dhunës kundër qytetarëve.

Çuçi ty s’ta var njeri dhe ti je vartës qesharak i Ardi Veliut, ndaj ik sa je në kohë dhe shpeto ç’të mundesh nga fytyra jote.

Largohu sa je në kohë Çuçi se kohën e Ramiz Alisë dhe të sigurimit të fund viteve 90′ nuk e kthen dot më kurrë jo një rrangallë si Edi Rama, por askush mbi dhe.

Kur qytetarët, që ju ka ardhur në majë të hundës me këta horra, reagojnë dhe protestojnë kundër vrasjeve dhe dhunës së përgjakshme policore, rilindja qahet, qurrepset dhe vajton me hipokrizinë e një prostitute politike për një pemë plastike kineze apo gervishtjen e një polici.

Banditet antiligj të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë do të përgjigjen deri në një.

Shpresa se poturet dhe panolinot e Edi Ramës do ti shpetojnë është e kotë, sepse përkundrazi do ti zhysë akoma më keq, do të rrojmë e do ti shikojmë….!

SHKARKO APP