Petrit Vasili: Drejtësia me regji, asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit
Nga Petrit Vasili
Drejtësia me regji, asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit!
Porti i Durresit dhe afera prej 2 miliardë euro është në duar të Kompanive guackë të regjistruara në Parajsa
Fiskale duke konfirmuar gjithçka që u dyshua që në fillim të saj.
Një investim prej 2 miliardë euro shumë i errët dhe i kompromentuar rëndë në çdo pikëpamje.
Një investim strategjik i një rëndësie të jashtëzakonshme në duart më të këqija të mundshme, që krijojnë hapësira pa fund pastrimi parash nga qeveria dhe një korrupsioni gjigant e të pakontrolluar në favor të saj.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha pak ditë më parë se: “Ndalimi i përdorimit të parajsave fiskale do t’i lejojë vendet të konkurojnë bazuar mbi parimet ekonomike”.
Marrëveshja për Portin e Durrësit shkel hapur Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe saktesisht Nenin 71 pikat 1.2.3 si dhe nenin 74.
Prandaj BE deklaroi pak muaj më parë:
“BE-ja është në dijeni të marrëveshjes së përfunduar në nëntor të vitit të kaluar midis Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, e cila përfshin një rizhvillim të madh të portit të Durrësit. BE-ja u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të japin sqarime për të vlerësuar përputhjen e marrëveshjes me Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit midis BE-së dhe Shqipërisë.”
Shqetesimi eshte shume i madh dhe te gjithe prisnin reagimin e SPAK.
Prisnin sic eshte bere e modes ne Shqiperi edhe ndonje reagim nga nderkombetaret
“çuditerisht” patetike, indiferente dhe “shumë të heshtur” sa herë bëhet fjalë për çështje të rënda korruptive në Shqipëri.
SPAK-u duhej të fillonte urgjentisht hetimin kryesisht për këtë skandal të përmasave gjigante ku implikimet janë gjithëfarësh, që nga qeveria, parlamenti dhe bota e errët mafioze kombëtare dhe ndërkombëtare.
Mbyllja e syve nuk e shpëton dot as qeverinë as SPAK-un vetë nga kjo përgjegjësi shumë e madhe.
Sot estradat e Drejtësise me Regji, që fillon shfaqjet në Lushnjë udhëton në Pogradec dhe ndalon tek arkat me peshk nuk mashtrojnë dot njeri.
Të vërtetat kanë dalë sheshit dhe Porti i Durrësit është një pa asnjë diskutim kulmi i korrupsionit qeveritar gjigant.
Mirënjohje pa fund medias së pavarur, që denoncon, ndonëse e paktë në numër.
Neveri për median me regji si zgjatim i mafies qeveritare dhe e bashkinkriminuar më të kundër popullit shqiptar.