Petrit Vasili: Estrada me numrat e telefonit, rënia e Open Balkan, çmimet e tmerrshme

Nga Petrit Vasili

Estrada me numrat e telefonit, rënia e Open Balkan, çmimet e tmerrshme etj…!
Edi Rama dje në aksham filloi një estrade të trashë me gjoja listat e numrave të telefonit, që medemek shiten në pazar.
Estrada e Ramës pritej, bile në fakt duhet të fillonte edhe më shpejt, sepse duhej me patjeter një zhurme teneqesh, pas dështimeve njëri më i rëndë e më poshtërues se tjetri.
Kancelari Scholz e shkriu krejt farsën serbo-ruse të Ballkanit të Hapur pas zdërhalljes idiote të Ohrit dhe ua ngriu tradhtinë në buzë Ramës & co duke i lënë si guakë.
Kajmaku e justifikoi besimin dhe vlerësimin e Ramës për të dhe i futi një dore prej 1 milione euro drogë ashtu siç rilindja e ka qejf, paçka se italianet e “mallkuar” e kapen dhe ja prishën Ramës edhe festën e partisë.
Hatasë me inceneratorët fundi i duket shumë larg dhe dokumente e fakte dalin përditë, që e bëjnë gjithnjë e me katran Ramën dhe po ia bëjnë hallin sa një mal.
Çmimet e tmerrshme kanë egërsuar të gjithë njerëzit sepse janë pasojë shqeto e pazarit të Ramës me oligarkët për të grirë miliona euro dhe këtë e ka kuptuar i madh dhe i vogël.
Këto gjëma e bëma buçasin e tundin dynjane.
Këto dëgjojnë dhe këto ju dhembin deri në palcë të gjithë njerëzve dhe me këto e vetëm me këto do të merremi edhe ne.
Sa për këto zhurmat e kanoçeve me estrada numrash telefoni, le t’ia lëmë të merret Rama vetë me to tamam si ata matufët, që luajnë me jargët e veta!

SHKARKO APP