Petrit Vasili ironizon deputetët e PS për shkarkimin e Presidentit: Përpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka sytë

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur paraditen e të mërkurës për të diskutuar mbi shkarkimin e Presidentit të vendit Ilir Meta, ka ardhur edhe reagimi i parë nga LSI.

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një postim në rrjetet sociale ironizon Kuvendin dhe thotë që votimi për shkarkimin e Metës duhet të bëhet me unanimitet.

“Pupace aman mos na zhgenjeni sot. E duam shkarkimin me unanimitet. Pupace jeni që jeni futini një votim dhe zgjatjani mandatin vetes një vit a dy vjet a pesë vjet”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Pupace aman mos na zhgenjeni sot.
E duam shkarkimin me unanimitet.
Pupace jeni qe jeni futini nje votim dhe zgjatjani mandatin vetes nje vit a dy vjet a pese vjet.
Si mund te ikni dhe ti lini reformat pambaruar ju, aman se ne juve ju kemi shpresen e vetme per negociatat.
Perpara karavidhe mos ndaloni, atdheu tek ju i ka syte.

SHKARKO APP