Petrit Vasili: Ja çfarë thoshte kryemashtruesi Rama për Kushtetutën kur ishte në opozitë! (Video)
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, të vitit 2012, në atë kohë kryetar opozite.
Në një postim në Facebook, Vasili, teksa i drejtohet Edi Ramës, shkruan “Mashtruesi kur ishte në opozitë fliste për parime dhe konsensus, kurse sot në pushtet rrëmben dhe shqyen Kushtetutën vetëm me votat moniste të delenxhinjve të tij në parlament”.
Postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:
Ja çfarë thoshte KryeMashtruesi për Kushtetutën, në vitin 2012, kur ishte ne opozitë! (VIDEO).
Mashtruesi kur ishte në opozitë fliste për parime dhe konsensus, kurse sot në pushtet rrëmben dhe shqyen Kushtetutën vetëm me votat moniste të delenxhinjve të tij në parlament.
Kushdo i blerë, ngado që vjen dhe që vihet në shërbim të këtij mashtruesi, të mendohet shumë, sepse do të bëhet edhe ai pjesë e dosjes së akuzës ndaj të cilës do të përgjigjet deri në një mashtruesi përballë popullit.
Populli mban shënim çdo gjë dhe grushtin e jep të tmerrshëm!!
Shiheni VIDEON, që flet vetë dhe kuptoni gjithçka.