Petrit Vasili: Ja se si Rama mashtronte në 2019 dhe Velipoja sot është akuzë direkte për të!
Politikë E Hënë, 28 Qershor 2021 10:38
Nga Petrit Vasili:
Ja se si Rama mashtronte në 2019 dhe Velipoja sot është akuzë direkte për të!
Dy vjet më parë në 4 gusht 2019 Edi Rama lëshonte mashtrimin e madh të radhës lidhur me administrimin e vijës bregdetare.
Bile deklarata ishte shumë e madhe sepse qeveria do t’ja merrte me ligj kompetencat pushtetit lokal për administrimin e vijës bregdetare megjithëse 100% të pushtetit lokal e kishte vetë rilindja.
Hajdutët rilindas të qeverisë do t’ja merrnin këtë kompetencë hajdutëve bashkiakë rilindas.
Cili ishte rezultati?
Ngjarja tragjike në Velipojë është provë se Shqipëria s’ka kryeminister, por thjesht një demagog mashtrues dhe Velipoja është akuzë për të.
Sot në Drimadhe digjen shezllongje me dhjetra në mes të sezonit turistik
Pra autori dhe përgjegjësi i situatës tragjike të mosqeverisjes dhe pasojave të saj është Edi Rama.
Demagogjia dhe mashtrimi i këtij kryeministri po merr jetë njerëzish. Sot ai s’ka asnjë alibi sepse ka ditur shumë mirë gjithçka, por babëzia për gllabërirë gjithçka nuk e ndal as përpara tragjedive.
Ndaj kryeministri nuk flet asnjë fjalë për Velipojën dhe përpiqet që të hedhë tymse për të larguar vëmendjen si muhabeti Leli në Vlorë.
Lexojeni më poshtë se çfarë deklaronte në 4 gusht 2019 Rama:
“Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund. Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillimkorriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton. Nē vjeshtë në Kuvend, LIGJI I RI pēr mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.
Kjo pasuri kombëtare i takon POPULLIT dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët qē nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve. ZeroTolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim” thoshte” Rama.