Petrit Vasili: Kalimashi në flakë dhe Rama në det, krim moral dhe shtetëror

Nga Petrit Vasili

Kalimashi në flakë dhe Rama në det, krim moral dhe shtetëror!!
Asnjë shqiptar nuk mund të harrojë kurrë që në ditët e tmerrshme të flakëve, që kanë pushtuar anë e mbanë vendin Edi Rama vazhdon i qetë, i pashqetësuar dhe i patrazuar zdërhalljen dhe pushimet e tij në bregdetin e Jonit.
Kjo është e turpshme, e neveritshme dhe kriminale kur mendon që kryeministri duhet të jetë në krye të punëve dhe jo në krye të mashtrimit propagandistik.
Bën gazetarin ky, bën agjitatorin mashtrues, bën liderin global, bën zhvatësin e interesave publike të shqiptarëve, por nuk bën kurrë kryeministrin, qëduhet tu shërbejë me përkushtim vetëm interesave të qytetarëve.
Kryeministër të tillë, që urren kaq shumë shqiptarët nuk është parë gjëkund.
Kryeministër kaq të pacipë shqiptarët nuk kanë pasur kurrë.
Kryeministër kaq të papergjegjshëm nuk e gjen as në vendet më të prapambetura të botës.
Forcat zjarrfikëse përleshen me flakët me mjete primitive dhe të patrajnuar sepse kështu i la kryeministri gënjeshtar, që deklaronte se mbrojtjen civile e kemi ngritur në nivel të lartë.
Forcat e Kosovës jane atje në vijën e parë të flakëve edhe ministra të Kosovës janë atje, atdhetarë, seriozë dhe të përgjegjshëm jo si ky karagjozi, që kemi ne për kryeministër.
Bravo Vjosa Osmani, Bravo Albin Kurti fat për Kosovën, që ka shtetarë dhe patriotë të mirë në krye.
Vetëm presidenti Meta me sjellje shtetari ishte atje në Kalimash në vijen e parë, në mes të natës për të inkurajuar dhe mbështetur luftën e zjarrfikësve shqiptarë e kosovarë si dhe ishte i pari për të dhënë lajmin e gëzuar të fikjes së flakeve atje.
Ndërsa derri i kënaqur, derri 2 metra theket e në diell e lahet në det të Jonit dhe shet dëngla me minishengen.
Qytetarë mos i harroni këto ditë të vështira dhe mos harroni kurrë këtë delenxhi dhe gënjeshtar, që ju lë gjithmonë vetëm në ditët e hallit.

SHKARKO APP