Petrit Vasili: Kjo është fushata më e bukur e opozitës. LSI synon 11 mandate në Tiranë

Petrit Vasili: Kjo është fushata më e bukur e opozitës. LSI synon 11 mandate në Tiranë
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i treti në listën e kandidatëve të kësaj partie në Tiranë, ishte i ftuar mëngjesin e së hënës në Dita Jonë në A2, ku foli për fushatën dhe pritshmëritë nga 25 prilli. Ai u shpreh se kjo është fushata më e bukur e opozitës.

“Është një nga fushatat më të bukura të opozitës, pasi beteja për të imponuar teza, programe, është përvijuar qartë dhe ka bërë kontrastin e fortë me Ramën, të cilët merren me opozitën. Kemi dy qëndrime shumë të qarta. Një qëndrim është i përgjegjshëm dhe një tjetër që është pa ide, i cili kërkon të mbajë me patjetër pushtetin.

Jemi një opozitë e imponuar për shkak të historive. Mënyra se si ne jemi futur në zgjedhje na mundëson maksimizimin e votave”.

Por çfarë pret LSI-ja në 25 prill në Tiranë? “Pres rezultatin më të lartë të LSI-së në kryeqytet. Objektivi është arritja e fitores së 11 mandateve”, u shpreh Vasili në Dita Jonë.

Petrit Vasili: Kjo është fushata më e bukur e opozitës. LSI synon 11 mandate në Tiranë

SHKARKO APP