Petrit Vasili: Letra e Presidentit për kufijtë detarë tronditesë! Të gjithë në këmbë të mbrojmë atdheun
Nga Petrit Vasili
Letra e Presidentit për kufijtë detarë tronditesë, çdo deputet duhet të jetë pa gjumë përpara tradhetisë së madhe të kufijve detarë nga Rama!!
Si deputet u njoha me letrën e Presidentit Meta lidhur me çështjen e kufijve detarë me Greqinë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.
Jam i shokuar nga faktet shumë të rënda dhe të dokumentuara të tradhtisë kombëtare të Kryeministrit Rama me kufijtë detarë.
Rama edhe sikur të kishte qenë pjesë zyrtare e palës greke nuk mundet kurrë që të tradhtonte kaq hapur e në mënyrë armiqësore interesat kombëtare të Shqipërisë.
Faktet flasin vete dhe gjenden kaq qarte ne letren e Presidentit, e cila duhet te lere pa gjume çdo deputet perpara pergjegjesise, qe bie mbi seicilin nga ne per interesat kombetare te vendit dhe ku integriteti teritorial eshte i pari mbi te parat.
Ja disa nga Faktet, qe gjenden ne Letren tronditese te Presidentit drejtuar deputeteve:
🟥 Deklaratat dhe qëndrimet publike të Kryeministrit Rama përmes të cilave ka pohuar/mbështetur zgjerimin e ujërave territorialë të palës Greke në 12 milje detare apo mbylljen e gjireve, për hapësirën objekt negocimi midis dy vendeve, ndërkohë që të dy vendet janë zyrtarisht në negociata për këtë çështje, natyrshëm që dobësojnë pozitën dhe strategjinë negociatore të palës shqiptare,
🟥 Ekziston mundësia që këto deklarata të ndikojnë në procesin negociator, dhe që mund të përdoren nga shteti fqinj në ndjekjen e këtij procesi në çfarëdolloj forme.
🟥 Nga zhvillimet e mëpasshme është e qartë se Kryeministri Rama, më së paku me mungesë të sinqeritetit, me papjekurinë e tij, apo me mosnjohjen e ligjit, i ka dëmtuar të gjitha këto, duke arritur deri aty sa të keqinformojë apo të keqorientojë autoritetet e vendit fqinj, se ka pengesë Presidentin e Republikës Ilir Meta.
🟥 Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve.
🟥 Shqipëria zyrtarisht është në proces të hapur negociatash me Republikën e Greqisë,
🟥 Presidenti i Republikës nuk është informuar zyrtarisht nga Kryeministri se me çfarë akti, Qeveria ka kaluar nga procesi negociator sipas Kushtetutës dhe të drejtës ndërkombëtare, në zhvillime negociatash në nivel politik për këtë çështje, e aq më tepër të deklarohet paraprakisht se cila do të jetë rruga që do të ndiqet.
🟥 Në kushte tilla, ligjërisht rezulton se, Kryeministri, apo çdo zyrtar tjetër i Qeverisë nuk është konsultuar, nuk ka kërkuar dhe as nuk është pajisur me ndonjë Autorizim nga Presidenti i Republikës, sipas detyrimit të qartë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 15/ 2010, për të negociuar apo për të diskutuar me Republikën e Greqisë në emër të Republikës së Shqipërisë, në lidhje me çështjen e kufizimit të zonave detare, e aq më pak për të vendosur apo dakordësuar nëse kjo çështje do të shkojë për alternativë zgjidhje në ndonjë nga Gjykatat Ndërkombëtare, ndërkohë që palët zyrtarisht janë ende në negociata.
Faktet pra tregojne qarte se situata eshte shume kritike.
Ky Kryeminister dhe kjo qeveri kuislinge jane te gatshem te shesin Shqiperine dhe interesin kombetar per te shtyre ditet e tyre ne pushtet.
Ndaj Kuvendi i Shqiperise dhe cdo deputet jane perpara pergjegjesise shume te madhe shteterore dhe kombetare, qe te mbrojne kufijte e Shqiperise, qe kerkon te shese Edi Rama per interesat e tij te pushtetit personal.
Kurre integriteti teritorial dhe kufijte e Shqiperise nuk jane gjendur me te rrezikuar se kaq ne dhjetvjecaret e fundit.
Te gjithe ne kembe te mbrojme Atdheun!