Petrit Vasili: Lleshaj shporru, ç’pret më!

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit ka sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe nga drejtuesit e partive të opozitës. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se pas këtij krimi shtetëror, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të japë dorëheqjen.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Lleshaj shporru, ç’pret më!

Swiss Digital Desktop Reklama

Një 25 vjeçar ekzekutohet pa mëshire dhe egërsisht në mes të rrugës nga policia. Lleshaj, që ka në përgjegjësi politike policinë ka qepur gojën. Lleshaj që ka përgjegjësi të rënda dhe që shqyen gojën për të folur gjerat me të kota s’gjen asnjë fjale për një krim makaber.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana në atë orë që ndodhi vrasja ishte e boshatisur për shkak të orës policore dhe nuk kishte asnjë pengesë për policinë të merrte masa dhe të izolonte një rast, që gjykonte se kishte rrezikshmëri. Nga kush po mbrohej e kërcënohej policia, që duhej të vriste djalin 25 vjeçar??

Policet e Lleshajt zgjodhën të sillen si killer të vërtetë dhe ekzekutuan të riun 25 vjeçar. Kufizimet e lëvizjes lidhen thjesht dhe vetëm me pandeminë dhe me asnjë situate të jashtëzakonshme, që lidhet me tronditje të sigurisë dhe rendit ndaj sjellja dhe veprimi i policisë është një krim i një policie, armike te qytetareve, një policie antiligj.

Policia me deklarata kriminale të njëpasnjëshme u përpoq të justifikonte krimin e saj të poshtër duke u përpjekur të njolloste 25 vjeçarin e shkretë. E gjithë kupola e policisë është sot nën akuze për krim të rëndë dhe SPAK është përballë qytetarëve të Shqipërisë për të treguar se është në krah të tyre apo të krimineleve. Vija e kuqe është shkelur, dhunuar e kriminalizuar.

Fryma kriminale e futur nga Lleshaj e bën policinë të reagojë kafshërisht ndaj qytetarëve kur ju prish banesat, kur ju vërsulet si shtazë qytetareve që protestojnë dhe nuk kursen as të moshuarit në histerinë e dhunës se saj. Fryma kriminale që Rama e hedh në kohë pandemie përmes videos së dhunës siç qe manipulimi me videon e Algjerisë duke e paraqitur sikur ndodhi në Spanjë është provë e sadizmit shtazarak me të cilin ai dhe frymëzon policinë drejt dhunës.

Lleshaj hesht, sepse s’ka ç’të thotë, krimi është aq i madh dhe aq i rëndë sa nuk lahet dot.

Lleshaj shporru, largohu e  bashke me ty dhe modeli i urryer që prutë!

Lleshaj shporru se e ke boll të madhe dhe të hapur llogarinë me shqiptarët!

Lleshaj shporru se kupa u derdh!

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?