Petrit Vasili në Pilur: 3 mandate të LSI në Vlorë përfaqësojnë bregdetin siç e meriton

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka zhvilluar sot takime në zonën e tij të origjinës bregdetin e Himarës.
Vasili shprehet se kjo zonë e vendit meriton të përfaqësohet në mënyrë dinjitoze në Kuvend. Nënkryetari i LSI shton se 3 mandate të LSI në Vlorë janë të vulosura.
“Në Bregdetin Himariot, në Pilur me djalin e shkëlqyer të vendit Dhimitraq Lapa, që me integritetin, patriotizmin dhe shpirtin e madh është fituesi i padiskutueshëm në bregdet. Asnjë batakçi i rilindjes nuk ja del dot të mashtroje bregdetasit e mençur dhe patriotë të shquar.
Tre mandatet e LSI të vulosura për Vlorën përfaqësojnë Bregdetin siç e meriton!”,- shkruan Vasili në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?