Petrit Vasili: Policia mashtroi në mënyrë mafioze për vrasjen e Klodian Rashës. Të shporren drejtuesit e saj vagabondë!
Nga Petrit Vasili
Policia mashtroi në mënyrë mafioze për vrasjen e Klodian Rashës, të shporren drejtuesit e saj vagabondë!
Policia u soll si gangsterë sepse edhe vrau edhe mashtroi publikisht.
Mashtroi për gjoja armën e viktimës.
U përpoq të demonizonte te ndjerin Klodian Rasha duke folur për precedentë penalë të tij.
Kjo polici precedentët penalë t’i kerkojë te kryetarët e bashkive deputetët dhe drejtorët e Edi Ramës se i ka me tufa.
Këto mashtrime mafioze të policisë e kanë frymëzimin nga drejtuesit e saj rilindas, që shkelin e dhunojnë qytetarët kundër ligjit për të kënaqur psikopatite politiko-mafioze të Edi Ramës.
Këta drejtues e kanë bërë zgjedhjen e tyre që të jenë kundër ligjit dhe popullit dhe në krah të Edi Ramës ndaj duhet të shporren sa më parë.
Qytetarët nuk paguajnë taksa për një polici që vret te pragu i derës se shtepisë 25-vjeçarin për llogari të pushtetit personal të Edi Ramës.
Këta drejtues e kanë damkosur policinë në mënyrë shumë të rëndë dhe kanë tronditur rëndë besimin e qytetareve tek ajo.
Largimi i tyre është i padiskutueshëm dhe vetëm hapi i parë për të rikthyer besimin te policia dhe për të ndarë atë nga varësia e kriminalitetit qeveritar dhe poshtërimit te saj nga trafikantët dhe mafiozët klientë të qeverisë.
Largimi i drejtuesve të policisë dhe hetimi i thelluar e deri ne fund i përgjegjësive dhe veprimeve të tyre është me e pakta përballë qytetarëve shqiptare të tradhtuar nga policia.