Petrit Vasili: Rama e ka çuar Shqipërinë në udhëkryqin më të rrezikshëm të saj

Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka folur lidhur me protestën e opozitës një ditë më parë dhe situatën në të cilën ndodhet sot Shqipëria.

Në një intervistë për Report Tv, Vasili ka deklaruar se sot Shqipëria ndodhet në një udhëkryq shumë të rrezikshëm, dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë Vasili ka komentuar edhe marrëdhëniet brenda opozitës mes LSI-së dhe PD-së.

Intervista e plotë:

Një tjetër protestë e opozitës e cila duket se mbyllet pa arritur qëllimin e saj. Mendoni se kjo i dekurajon mbështetësit tuaj?

Jo kjo dekurajon besoj të gjithë pritshmëritë e atyre të cilët besoj janë shumë të intersuar dhe të karikuar, qofshin këta në politikë, klientë të politikës. Të cilët për shkak të kapjes së tyre pasi ekzistojmë në një shtet të kapur vuajnë të njëjtën sëmundje shumë të rëndë që është ajo që shkatërron një shoqëri pra pikërisht problemin e kapjes dhe nuk kuptojnë që ka sot një kulmim politik të jashtëzakonshëm. Dhe e gjithë kjo situatë kulmoi me një protestë popullore të jashtëzakonshme. Me mijëra qytetarë ishin mërzitur, shumë të rreptë ndaj qeverisë, ndaj ministrisë së brendshme. Sigurisht u dekurajuan pritshmëritë e atyre të cilët menduan që ne do vinim flakën, që do përdornim dhunë. Absolutisht nuk ka për të pasur asnjë protestë të tillë nga opozita shqiptare e cila nuk do ndërtojë kurrë të ardhmen e saj politike mbi kufoma. Kush pret standardet e 21 Janarit do mbetet i zhgënjyer. Ju e mbani mend si u dhunuan dhe policët dhe kur ngrinin flamurin kombëtar ,dhuna solli dhunën. Ju e mbani mend se nuk besoj se jua ka hequr memorien Edi Rama të gjithëve, sesi u dhunuar policët në mes të sheshit, pavarësisht se ata që bëjnë sikur e duan shumë qeverinë bëjnë sikur harrojnë. Pra ka një reagim shumë të fortë qytetar , nuk është një shoqëri që fle, është shoqëri e zgjuar e fortë të cilën opozita e prin. Dhe e cila mban manifestime madhështore, në mënyrë të veçantë për dimensione të cilat është vendi ynë, që përcjell një mesazh të qartë dhe nuk dominohet nga flamujt politikë. Dominohet nga kredo e integrimit e cila kërkon të reagohet ndaj krimit të organizuar, ndaj drogës, ndaj inkriminimit të ministrisë së brendshme. Sepse janë pikërisht ato që na pengojnë rrugën e integrimit. Ne me opozitën tonë pastrojmë rrugën e integrimit nga këto fenomene. Pasi ju e dini shumë mirë që kemi një hapje negociatash që duket se nuk është me shpresa të mëdha. Nuk kemi pse ta gënjejmë veten, pasi shtete të ndryshme kanë treguar qartë që nuk i bindim. Dhe kanë vënë kryefjalën e tyre krimin dhe drogën. Dhe kur ne godasim fort qeverinë te krimi i organizuar te droga dhe te inkriminimi i qeverisë së punëve të brendshme, pikërisht për këtë qytetarët janë vigjilent që të reagojnë me fuqinë e duhur.

Z. Vasili gjithmonë pas një proteste nis një luftë numrash, sa persona ishin sot në shesh?

Nuk dua t’i hyj këtij debati, nuk më intereson fare. Ata që janë në shesh janë pjesë e demonstrimit për të treguar se çfarë i detyron të dalin në këtë temperaturë. Lojën e numrave, e kam ua lëmë atyre që paguhen nga kryeministri. Ata që nuk paguhen nga kryeministri përpiqen të jenë objektiv, aq sa kanë mundësi për mbijetesën e tyre mediatike. Sot ne kemi një favor të madh, kemi shumë mundësia komunikimi dhe ku secili ka mundësi të shikojë ato që do. Ju e keni parë, ne kemi një Kuvend që ka mbyllur mundësitë e komunikimit, kemi krijuar një mundësi në Facebook dhe ju vazhdoni të na ndiqni dhe kur mbyllet goja dhe dhunohet parlamenti. Dhe kështu nuk kemi nevojë për interpretim e kemi zgjidhur këtë problem.

Z.Vasili në protestën e sotme keni patur një rol më të tërhequr të LSI-së?

Është një nga këto gjethet pa shije. Roli i LSI ishte më aktiv se kurrë, për t’i dhënë rritje tjetër protestës u zgjodh që të fliste vetëm z. Basha. Znj.Kryemadhi kanë qenë live në median tuaj. Por aktivistët e LSI nuk ishin te përplasjet? Ju nuk i njihini aktivistët e LSI, sepse kanë qenë. Unë dhe Kryemadhi kemi qenë përballë Ministrisë së Brendshme , por ju keni dashur të shikoni vetëm Bashën. Ju keni të drejtën të shikoni me ata sy që zgjidhni të shikoni. Eksluzivisht për ju ka qenë Endrit Braimllari paradite, më pas në rrugën drejt protestës me një grup të madh të organizuar, kemi qenë unë dhe znj. Kryemadhi dhe mijëra  të tjerë. Ne kemi qëndruar për një kohë të gjatë para Ministrisë së Brendshme. Z.Basha dhe znj.Kryemadhi janë larguar në të njëjtën kohë. Më pas z.Basha, po jua kujtoj unë, u detyrua të rikthehej për tu bërë një thirrje protestuesve sepse situata po precipitonte. Edhe njerëz të afërt të familjeve tona kanë qenë aty, jo vetëm aktivistët e LSI. Nuk ua tregoj, se ata maskarenjtë e policisë edhe mund t’i arrestojnë. Disa nga fotot më vjen keq tua them që janë foto të bëra nga afër are, janë foto të miat personale. Në rast se ju do të kishit parë që flisnin kryetarët e partive, flisnin qytetarë, fliste kryetari i PD dhe nuk fliste znj. Kryemadhi, do kishte një qëndrim. Në formatin e 27 janarit kanë folur qytetarët, të gjithë kryetarët e partive dhe Kryemadhi, ndërsa sot kishte vetëm një fjalë për tu dhënë mundësi që të ishte marshim. Në rast se doni të gërmoni për këtë punë, vazhdoni po është pa kuptim. Po ta keni parë në sinkron të plotë që Monika Kryemadhi përshëndeti dhe mbajti një fjalë tjetër nga Selia e LSI, në të njëjtën kohë me z.Basha sepse veprimet kanë qenë të sinkronizuar.

A jeni të bindur se Fatmir Xhafaj është i përshirë në trafikun e drogës, duke ndihmuar vëllanë e tij?

E kam bindje këtë, për një arsye shumë të thjeshtë. Çështja e vëllait të z.Xhafaj është prej 15 vitesh. Xhafaj është akuzuar dhe më parë, por është mbrojtur në Parlament dhe në 2010. Edhe kur ka marrë për herë të parë detyrën e ministrit të brendshëm se tani e mori për herë të dytë. E ka përbuzur këtë akuz. Kur e mori për herë të dytë është në rekordet tuaja, tha qartë që unë nuk kam të bëj me vëllanë, nuk dua të kem të bëj fare. Në deklaratat e mëparshme ka pasur tjetër qëndrim. Pas 15 vitesh që përmendet kjo gjë në mënyrë të rrufeshme vëllai i tij iku në mes të natës.

Ndërkohë që kushdo që do të kishte një qëndrim tjetër, nuk dua të më komentoni sepse kjo është bindja ime, është një gjë që do të bënte çdo shqiptar që është në detyrë të lartë publike. Unë kam pasur nderin që të bëj dhe detyra të larta publike, do të bënte këtë gjë tjetër ,duhet të vendoste në dispozicion të drejtësisë këtë çështje dhe verifikimin e çështjes në fjalë dhe pastaj do të shkonte të kryente këtë dënim të cilin e kishte përbuzur për 15 vite , por jo të ikte në 4 të mëngjesit

Pyetja ime është pse të mos e besoj kur ky shqetësim krijoi një konfuzion kaq të madh? I ka dëgjuar këto deklarata vazhdimisht kryeministri, ku ka një organ hetimi? Prokurorinë e zgjedhur e dimë tashmë si është zgjedhur në mënyrë të paligjshme me 69 vota. Po çpati që nuk e la prokurorinë të verifikonte tha unë e kam bërë verifikimin. Ça është ky kryeministër që heton, prokuror është ky? Ekzekutivi është nën hetim vetë nuk është ai që heton. Në momentin që doli audio-përgjimi pati reagime të rrufeshme. Vëllai i këtij ministri që nuk kishte asnjë shqetësim u largua me urgjencë të tmerrshme në mungesë të plotë transparence. Njëri nuk raportoi , kam qenë ministër drejtësie, ka rregulla, nuk shkon njeriu të prenotojë hotel për të vuajtur dënimin. Pastaj dhe ngutja e kryeministrit. , tha kam audio përgjimin origjinal. Po ku e gjeti. Nëse e ka dmth, ia ka dhënë prokuroria. Ja ku ka rënë dhe prokuroria. Gjithë ky ngut i madh për të bërë veprime të mëdha njëri pas tjetrit është provë e një fakti që i rëndon dhe shqetëson, ndryshe do shkonte personi përkatës para drejtësisë, do kishte mundësi të dënonte gjithë dynjanë nëse këtij njeriu i ishte bërë padrejtësi. Nuk do të ikte me rrëmbim, Rama nuk do të fliste do priste rezultatet e hetimit sepse ishte vëllai i një anëtari të tij të ekzekutivit. Nuk është ky që i vendos njerëzit në ekzekutiv dhe iu bën pastaj dhe hetimin se në këtë rast nuk kemi shtet por një diktaturë e qartë e stabilizuar në sytë e të gjithëve. As në kohën e Partisë së Punës nuk ka ndodhur që kryeministri i qeverisë të bënte hetimin. Tani gjithë këto gjëra për ça ndodhin. Një njeri që është i qetë për ça i bën.

Ne nuk do mund ti bënim këto se nuk do na lejonin, do na i lexonin ligjin nga e para deri te e fundit .Ndaj dhe ky zemërim popullor është që bëhet fjalë për standarde të ndryshëm të drejtësisë që duan të funksionoj. Ka një problem del kryeministri thotë ska nevojë do ti bëj unë të gjitha, kurse qytetari për një shkelje të zakonshme vete në burg. Do duhej një ministri e shëndoshur që të mos kishte asnjë hije jo vetëm në planin politik por edhe në planin moral .Kolegia juaj gazetare bëri një pyetje shumë të thjeshtë. Po kjo PS tha, nuk mund të zgjidhte një njeri, që edhe unë mund të jem i qetë për këtë gjë. Ndaj dhe arsyeja pse lindin jo thjesht këto dyshime të forta por dhe besohen është pikërisht sepse e kanë ushqyer ata në këtë lloj besimi.

Cili do jetë aksioni i radhës i opozitës dhe i LSI?

Do jetë aksion i pandalshëm. Do ketë dhe mjaft qëndrime të tjera politike. Para se të vijë protesta ndodhin një seri ngjarjesh politike, njëra më e rëndë sesa tjetra dhe ky denoncim por edhe marrja e qëndrimeve politike të caktuara pa asnjë kompromis do të jetë rruga në të cilën ne do të ecim. Dhe mungesa e vëmendjes tuaj më shqetëson. Kryeministri ndodhet nën akuzë që i bëri thirrje policisë së shtetit në 25 qershor të hiqte uniformën dhe të bënte vota. Dhe ju e patë që kërkoi falje në Facebook. Po ta kishit bërë ju një faj të tillë dhe të kërkonit falje në Facebook do ishit në burg për vite të tëra.

Ju mbyll çështja, u hap prapë në gjykatën e Beratit dhe u mbyll sërish. Unë prisja që gjithë media të ishte solidare jo e LSI absolutisht. Ai bëri një thirrje që shkatërroi zgjedhjet e të gjitha partive jo vetëm të LSI. Por në këtë rast do të kërkonte për të kuptuar që kemi një shtet që ka dy standarde. Ky i bën thirrje policisë, nuk hetohet. Thotë kam bërë hetime paralele , vepër penale, nuk hetohet.

Pra kemi një drejtësi për kryeministrin që nuk hetohet edhe një për ne qytetarët e tjerë. Gazetarët, kolegët e tu u dhunuan nga kryeministri në mes të sheshit dhe unë jam solidar me ta, shpresoj që dhe ju do jeni solidar si me Ambrozia Metën atje në aeroport. Ajo lloj media i bën mirë Shqipërisë dhe kryeministrit vetë.

SHKARKO APP