Petrit Vasili: Rama u çmend, por Shqipëria jo

Nga Petrit Vasili: 

Rama u çmend, por Shqipëria jo!

Ky i marrë që shkërrmoqi Shqipërinë jeton me halucinacionin e liderit botëror.

Ky nuk kupton që e tallin dhe e përçmojnë.

Ky i mbaruar do flasë në emër të Francës e Gjermanisë.

Po çfarë është ky? Ky është asgjë-ja që flet

Lidheni këtë të marrë që klith, leh e thotë se kur ky mbush Shqipërinë me kriminelë e drogaxhinj kjo vjen se Franca me Gjermaninë paskan probleme.

Ky thotë:
“Në datë 19 dielli do të lind përsëri. Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangët asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht.”

Ka të drejtë ky!

Nuk ka lënë asgjë mangut ky, i ka plotësuar vërtetë të gjitha….

1.Ka bërë zgjedhje moniste si Partia e Punës.

2.Ka kthyer Shqipërinë në Kolumbinë e Europës me trafikun e paparë të drogës të mbështetur dhe të përdorur nga rilindja dhe qeveria.

3.Ka bërë që qindra mijëra shqiptarë të detyrohen të largohen dhe Shqipëria të kthehet në vendin e dytë për azilkërkuesit.

4.Ka kthyer Shqipërinë sipas Departamentit Amerikan të Shtetit në bazë operacionale të krimit të organizuar për Amerikën Latine, SHBA, Lindjen e Mesme dhe Europën.

5.Ka kthyer Shqipërinë në Lavatrice gjigande të pastrimit të parasë.

6.Ka shkaterruar shtetin ligjor dhe e kane lene Shqiperine pa Gjykate Kushtetuese,pa Gjykate te Larte,pa SPAK,pa BKH etj etj.

7.Ka shkatërruar ekonominë me koncesione miliardere korruptive gjerë në palcë.

8.Ka realizuar grabitjen me monstruoze të pronës publike dhe private nga korrupsioni i qeverisë të parë ndonjë herë.

9.Ka zhvilluar zgjedhje totalisht të paligjshme dhe kriminale duke refuzuar dekretet e presidentit për zgjedhjet, që janë ligj.

10. Ka përdorur Vetingun për presion ndaj gjyqtarëve siç thotë edhe raporti i OSBE-ODIHR.

SHKARKO APP