Petrit Vasili: SHBA dhe BE boll më duarlidhur, Rama po shkatërron Reformën në Drejtësi

Nga Petrit Vasili:

SHBA dhe BE boll më duarlidhur, ndersa Rama shkaterron Reformen ne Drejtesi.

Me insistimin e SHBA dhe BE ne vitin 2016 pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese u miratuan me rrembim shtate ligjet qe do te jetesonin reformen ne drejtesi.

Shtate ligje te pergatitur nga Grupi i Eksperteve te nivelit te larte qe do te miratoheshin pa ndryshime ne parlament sic u dakordesua nga SHBA dhe BE me Komisionin ad Hoc te Reformes ne Drejtesi.

Rama po i zhbën,copeton dhe ndryshon ligjet dhe bashke me to po asgjeson realisht paketen e shtate ligjeve te Reformes ne Drejtesi.

Duke sulmuar egersisht:

-ligjin per statusin e Gjyqtareve dhe Prokuroreve,

-duke i dhene Inspektorit te Larte te Drejtesise pushtet antiligjor,

-Duke miratuar paketen antishpifje

– duke miratuar KÇK

-duke shkaterruar ligjin per Gjykaten Kushtetuese dhe duke hequr edhe Betimin te Presidenti e duke cuar ne posten e lagjes,

duke miratuar ligje qe dalin edhe mbi Kushtetuten ne menyre flagrante eshte qarte, qe Edi Rama po rremben deri ne copen e fundit drejtesine.

Ligjet e reformes shqepen e qepen perdite sipas hallit te dites se Edi Rames.

SHBA dhe BE nuk duhet dhe nuk mund te pranojne me nje situate te tille kaq te rrezikshme me drejtesine.

Ato ishin garantet e Reformes ne Drejtesi.

SHBA dhe BE jane edhe ne Kushtetuten e Shqiperise per rolin e tyre ne Reformen ne Drejtesi.

Reforma ne Drejtesi eshte kthyer sot ne nje cope leter te ciles Edi Rama i shkul nga nje cope dite per dite sipas hallit te dites.

SHBA dhe BE kane detyre te vene gishtin ne plage,te shohin te vertetat ne sy.

Duartrokitjet pa fund te tyre jane perdorur nga Rama si alibi per kapjen e drejtesise.

Shqiptaret jane te zhgenjyer nga ky zbatim i reformes ne drejtesi dhe kane humbur besimin te ajo.

SHBA dhe BE duhet te jene ne krah te shqiptareve dhe jo te qeverive qe vijne e ikin.

Drejtesia e pakapur dhe qe ndeshkon korrupsionin e tmerrshem dhe kriminalizimin e qeverise kjo eshte ajo qe shqiptaret presin dhe qe SHBA dhe BE jua premtuan atyre kur u miratua Reforma ne 21-22 korrik 2016.

Reforma ne Drejtesi eshte ne prag te gremines dhe askush nuk mund te mbylle më syte sepse kjo do te sillte nje kaos me pasoja te paparashikueshme.

Ndaj koha per te vepruar eshte tani.

Propaganda artificiale dhe lavderimet fiktive plot sheqer ne anglisht dhe shqip e kane helmuar reformen ne drejtesi.

SHKARKO APP