Petrit Vasili: Shkenca, kujdesi dhe loja e pandershme me shifrat përballë realitetit të pandemisë
Nga Petrit Vasili
Shkenca, kujdesi dhe loja e pandershme me shifrat përballë realitetit të pandemisë
Të nderuar miq.
Pandemia e coronavirusit është në një emergjencë shëndetësore dhe duhet perballur si e tillë, pra me kujdes maksimal dhe respektim të rregullave.
Po Pandemia kurrë nuk mund të jetë një shesh ku politika të gatuajë përsheshin e përhershëm vicioz ku në fund të të cilit traumatizohen qytetarët.
Kryeministri i Shqipërisë folur për mundësinë e infektimit të 60 – 70% të popullatës, maleve me njerëz, që humbin jetën, mortje e tmerrshme, bomba në trup që do të shpërthejnë etj etj.
Le t’ja lemë atij paranojat fizike dhe politike.
Cilat janë të dhënat e përhapjes në popullatë, shtrimit në spital dhe vdekjeve nga Gripi Stinor në Amerikë sipas CDC Amerikane institucionit më autoritar në botë për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Vetëm gjatë sezonit 2018- 2019 janë sëmurur vetëm në SHBA 35.5 milion njerëz, janë shtruar në spital 490 mijë prej tyre dhe kanë humbur jetën 34 mijë e 200 pacientë.
Në sezonin 2017-2018 vdekje lidhura me Gripin Stinor ishin rreth 61 mijë vetëm në SHBA.
Vdekje në gjithë botën që lidhen me Gripin Stinor janë mesatarisht nga 290 deti ne 610 mijë cdo vit sipas OBSH.
Ndërsa në pikun e epidemisë së Gripit Stinor mund të preken rreth 1 miliard njerëz.
Këto janë të dhënat për Gripin Stinor me të cilin bashkëjetojmë çdo vit gati pa u vënë re.
Krahasimi me shifrat e Pandemise nga coronavirusi janë tepër të thjeshta dhe diferencat shumë të dukshme e tepër të mëdha.
Ndaj kujdes maksimal ndaj pandemisë, por në asnjë mënyrë fatalitet bazuar mbi fakte dhe hamendje.