Petrit Vasili si Meta: Duhen ndryshime në qeveri, por vendos Rama

 

Drejtuesit e lartë të LSI-së këmbëngulin për ndryshime në qeveri.

Pas deklaratës së djeshme të kreut të LSI-së, se duhen ndryshime në qeveri, sot kanë qenë drejtues të tjerë të lartë të LSI-së, që e kanë kërkuar këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fillimisht ishte ministry Nasip Naço dhe më pas Petrit Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky i fundit ka thënë se ndryshimet duhet të bëhen për të përballuar krizën.

“Gjithmonë një qeverisje ka nevojë për impulse, për frymëzim.

Nga aksionet, reformat që ndërmerr, sepse përballja me problemet ekonomike, konteksti i krizës që rrethon rajonin, pritshmëritë e mëdha që publiku ka, një pushtet i ri vendor që u vendos pas 21 qershorit, kërkojnë ritme të larta, arritje.

Për këto ka nevojë për impulse të vazhdueshme.

Ai që punon dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme punën e kabinetit është kryeministri.

 Ai konkludon kur shpreh vlerësimet e tij dhe nëse ka rezerva është në tagrin e tij për të bërë ndryshime.

Ne do ta mbështesim politikisht me të gjithë fuqinë e mandatit që kemi, që qeverisja të jetë efiçente dhe e mirë”,  deklaroi Vasili për News 24.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?