Petrit Vasili: U kujtua Edi Rama që është edhe ministër i Jashtëm?

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetin social Facebook ironizon kryeministrin Rama për pjesëmarrjen në ceremoninë ku Shqipëria zyrtarisht do të marrë presidencën e OSBE-së dhe do të mbajë kryesimin e saj për 12 muaj. Sipas Vasilit kryeministri tani u kujtua që është edhe Ministër i Jashtëm dhe shton se mbeti gjithë jetën me frikë.

“Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE? Apo e di që nuk ja qasin këto budallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë. Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë, që Ministër i Jashtëm do të jetë Caka ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele”, shkruan mes të tjerash Vasili.

Lexoni më poshtë postimin e plotë 

U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm!?

Tërë jetën me frikë mbeti ky.

Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE?

Apo e di që nuk ja qasin këto budallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë.

Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka.

Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë, që Ministër i Jashtëm do të jetë Caka ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele.

Shiheni FOTON dhe e kuptoni vetë.

SHKARKO APP