Petrit Vasili: Ulet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë. Është pak ta quash çnjerëzore qeverisjen e Edi Ramës
Nga Petrit Vasili
SKANDALI.
Qeveria kompeson tenderat, ndërsa ul ndihmën ekonomike për shtresat në nevojë!
Qeveria ka miratuar Projektligj për të kompensuar tenderat që ka bërë me sebepin e rritjes së çmimeve.
Ky kompensim, që qeveria do t’u bëjë tenderave shkon nga 5 – 30%.
Nderkohë të gjithë prisnin, që ndihma ekonomike të rritej për familjet në nevojë.
Ka ndodhur e kundërta ndihma ekonomike është ulur pikërisht në këtë vit shumë të vështirë dhe me çmime shumë të rritura si asnjë herë më parë.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se pagesa e ndihmës ekonomike shënoi rënie vjetore me 2% gjatë janar-maj 2022.
Në të dhënat fiskale të qeverisë raportohet se në 5 mujor në zërin “Ndihmë Ekonomike” u shpenzuan 9,4 miliardë nga 9.7 miliardë lekë që u dhanë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën përmbyllëse të misionit në vendin tonë, tha se, “Buxheti i vitit 2022 (siҫ u rishikua në mars) ka hapësirë të mjaftueshme për të mbështetur qytetarët dhe ekonominë”.
Mendon pra Qeveria për tenderat e fituara me 99% te çmimit dhe me procedura klienteliste mizerabel dhe bën të kundërtën duke i ulur ndihmën ekonomike shtresës më të varfër të popullsisë.
Faktet flasin vetë.
Është pak ta quash një qeverisje çnjerezore qeverinë e Edi Ramës.
Pres tani të degjoj gënjeshtrat justifikuese idiote të ministrave dhe ministreshave si dhe korin e marrë te deputeteve rilindas qe do na bindin se të varfrit është më mirë të ndihmohen me pak në kohe krizë.
Pres të degjoj më në fund dhe hungërimat prej shkollëpaku me sy të zgurdulluar të Edi Ramës, që do te shpjegojë se si fajin për uljen e ndihmës për të varfrit nga qeveria e ka opozita🤣