Petrit Vasili: Vjedhja si sëmundje pa shërim e rilindjes së Ramës grabiti 89% të votave

Një incident i pazakontë ka ndodhur në emisionin “Opinion”.  Në sondazhin online të realizuar nga gazetari Blendi Fevziu rezultoi se votat për disa ministra kanë qenë të manipuluara. Sipas verifikimeve, rezultoi se 307,864 vota nga 348,712 vota në total, ishin të manipuluara. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ku akuzon Rilindjen se vjedhja si sëmundje pa shërim e Edi Ramës grabiti 89% të votave.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Vjedhja si sëmundje pa shërim e rilindjes së Edi Ramës grabiti 89% të votave !

Dje egërsisë hajdutërore të rilindjes nuk i shpëtoi dot asnjë sondazh më se i zakonshëm i kryer në emisionin Opinion lidhur me qeverinë e Edi Ramës dhe bashibozuket ministra te tij.

Histeria hajdutërore e ministrave të rilindjes vodhi e manipuloi rreth 89% të votave të cilat rezultuan të gënjeshtërta, të blera, të manipuluara.

Nga 348 712 vota rezultonin të blera dhe të manipuluara plot 307864 vota.

Rilindja grabit gjithshka që i del përpara.

Kushdo me dy para mend do të mendonte se Edi Rama do t’i zbonte nga qeveria këta manipulatore dhe hajdute të opinionit publik ashtu siç janë edhe të parave publike.

Por jo jo, ai është i lumtur se ata janë siç i do ai : edhe hajdutë kolosale edhe të paturp.

Shikojini edhe një herë shifrat në emisionin Opinion.

SHKARKO APP