Petrit Vasili: Vlora e ka vulosur fitoren e LSI! Dinjiteti vlonjat i listës së LSI e dërrmon listën batakçinjve të Astirit

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se fitorja e LSI-së në Vlorë është e vulosur dhe lista e kandidatëve të LSI-së është garancia për këtë fitore.

Mesazhi i Petrit Vasilit në Facebook:

“Vlora e ka vulosur fitoren e LSI! Dinjiteti Vlonjat i listës së LSI e dërrmon listën e Astirit të batakçinjve Qendro e Gjiknuri. I nderuar te isha mes kandidateve te listes se shkelqyer te LSI dhe te prekja me dore uraganin e fitores. Si vlonjat e di shume mire, qe Vlora e ka marre vendimin e saj absolut: Vlora do të votojë Grisejda Myslimin vajzen e saj te mrekullueshme pedagogen dhe misionaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlora do te votoje Dikens Bushaj te riun e shkelqyer patriot. Vlora do te votoje Anxhela Shenaj vajzen dinjitoze te Gjormit dhe Vlores. Vlora do te votoje Liri Demen gruan e jashtezakonshme dhe te nderuar. Rilindja do te provoje humbjen me te hidhur ne Vlorë!”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?