Petro Gjikuria nga Himara: Do pranoj ato që janë në kuti! Edhe nesër do jem në Himarë!

Kandidati i opozitës, Petro Gjikuria tha live nga Himara se kishte presion nga qeveria, por do pranoj atë që ka në kutitë e votimit. Me tej ai falenderon ata që e votuan dhe stafin që e ndihmoi.

Në një moment, ai bëri një lapsus kur tha se “do të jem edhe nesër në Himarë”, duke lenë hamendjet të marrin udhën se ai e parandjen se ka humbur dhe se do të iki në SHBA. Por me pas e korigjoi kur pohoi se “kam fituar”.

Petro Gjikuria tha: Dua të falënderoj të gjithë himariotët që më mbështetën, i falënderoj nga zemra. Falënderoj të gjitha partitë opozitare që më mbështetën në këtë fushë, stafin, që bënë një punë tepër të mirë. Himariotët folën dhe na ka ngelur të shohim vullnetin e tyre. Do ta çojmë programin tonë deri në fund. Himariotët nuk do ulin kokën, pavarësisht presiononeve. Unë do pranoj verdiktin që kanë dhënë himariotët. Presione ka pasur, pasi ministra e deputetë të maxhorancës kanë qenë këtu. Qëllimi kryesor i imi është të punoj për himariotët. Unë jam fitues i garës, nëse fitoj dhe nëse kandidati tjetër dëshiron të punojë me mua është i mirëpritur.

Ndërkohë do numërohen votat dhe ku do të dalë fituesi. Asnjeri nuk ka pse ankohet, pasi vullneti i popullit është në kuti!

SHKARKO APP