Petro Koçi i kthehet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh!

Deputeti socialist, Peto Koçi i përgjigjet ashpër Sali Berishës nga foltorja e Kuvendit, pas akuzave të ish-kryeministrit se mazhoranca bashkëpunoi me krimin dhe mafien në zgjedhjet e 11 majit. Berisha i tha Koçit se nuk do të jetë më në Kuvend, pasi ia morën vendin krimi dhe mafia.

Por deputeti Koçi ia ktheu:

“Sali, ti je i fundit në Republikën e Shqipërisë që mund të flasësh për zgjedhje të lira. Je kampion i vjedhjeve dhe grushtit të shtetit të 1996. A e mban mend ca i ke bërë kryetarit të PS në Librazhd dhe kryetarit të PS në Bulqizë, i masakruat, një rrahje barbare me bandat e tyre elektorale. E mbani mend ca i keni bërë komisionerit të Fierit? I keni rrahur dhe nxjerrë nga qendrat e votimit. Ke bërë të njëjtën gjë edhe më 20 tetor të atij viti në prezencë të deputetëve që vinin nga Italia. Në sy të tyre, banda juaj qëlloi komsionerin e PS, Viktor Binaj, një trim mbi trimat. E qëlluat në sy të tyre, u ndalua votimi sepse ndërhyri ambasadori italian. Ti burgose Fatos Nanon për politikë. Dakord?! Dhe mos fol më për zgjedhje. Je në të njëjtën valë me Maduron. Duke akuzuar shqiptarët si mafie ndërkombëtare e karteleve dhe bandave të drogës, turp të kesh”, tha Petro Koçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?