Pikante e Ramës/ “Elona, unë e di që ti je blu, por ti je blu e hapur, jo blu e thellë”

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer replika edhe me gazetaren e Top Channel, Elona Meço. Kjo e fundit e pyeti Ramën në lidhje me një shkrim të Le Monde për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga numri i lartë i azilantëve shqiptarë në Francë, që mund të sjellë rivendosjen e vizave për Shqipërinë. Rama tha se lëvizja e shqiptarëve është e njëjtë me atë të qytetarëve të vendeve ish –komuniste.

Por, meqë shqiptarët nuk kanë akses në tregun europian të punës, përdorin procedurat e azilit.

Edi Rama se “Pse shqiptarët kërkojnë azil. Sepse shqiptarët kërkojnë akses në tregun europian të punës siç e kanë polakët, bullgarët etj. Nëse do të numërojmë polakët që kanë lënë vendin e tyre dhe kanë shkuar të punojnë në Itali e Gjermani shifra është mbi 1 milion. S’e kam zyrtare, por janë miliona njerëz nga vendet ish –komuniste që spostohen ndaj vendeve më të zhvilluar të BE. Shqiptarët nuk e kanë këtë gjë dhe kërkojnë azil për të ndenjur aty. E dyta, në këtë proces ka një element që e kam thënë dhe e përsëris. Shqiptarët lëvizin nga Shqipëria, lëvizin edhe nga Greqia, dhe synojnë që të qëndrojnë duke përdorur procedurën e azilit. Nga ana tjetër janë të parët për kthimin vullnetar pas mosrealizimit të azilit. Kjo është një shifër që politika europiane e bën shumë të madhe këtë histori për llogaritë e veta. Por në këndvështimin tim s’ka asgjë të re. Është një proces natyral. Unë nuk e shoh si një gjë për të vënë kujën. E refuzoj me përçmim çdo lloj lidhje me qeverisjen në Shqipëri. Mbështetjen më të madhe kjo qeveri e ka nga emigrantët. Nëse ne do të kishim votën e emigrantëve, PD do të ishte si PBDNJ. Nuk janë të lidhura gjërat siç po përpiqet propaganda t’i lidhë. Sa për letrën e ambasadorit nuk e lexoj unë, i lexon ministri i Jashtëm. Nuk ka asnjë rrezik Shqipëria t’i vihen vizat”, tha kryeministri. Pas insistimit të gazetares në lidhje me përmbajtjen e shkrimit të Le Monde dhe një letër, që sipas tij, që ambasadori francez ia ka dërguar qeverisë shqiptare, Rama i tha: “Elona, unë e di që ti je blu, por ti je blu e hapur, jo blu e thellë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?