Pikat e dokumentit të Venecias që përgënjeshtrojnë PS-në

Komisioni Venecias ka miratuar sot draftin final dhe të rishikuar për çështjen e anulimit të zgjedhjeve nga Presidenti Ilir Meta. Në njoftimin zyrtar që gjendet në faqen e Komisionit të Venecias, nuk ka asnjë fjali, fjalë apo dhe shprehje me nënkuptime që i jep të drejtë PS dhe kryeministrit në fushatën kundër Presidentit Ilir Meta.

Në dokumentin përmbledhës përsëritet më shumë se 3 herë, në mënyrë të qartë dhe në forma të ndryshme, se vendimet e kreut të shtetit nuk përbëjnë shkelje Kushtetutese.

Venecia thotë se që akti i shtyrjes së zgjedhjeve “nuk justifikon shkarkimin e Presidentit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në paragrafin tjetër thekson se edhe nëse Komisioni i Hetimor për shkarkimin e Presidentit, që është një komision politik i PS, “mund të arrijë në përfundimin se ka tejkalime ligjore, Komisioni i Venecias  arrin në përfundimin se kjo nuk hynë në “shkeljet e rënda””. Kujtojmë që Presidenti, sipas Kushtetutës shkarkohet vetëm për shkelje të rënda KUSHTETUSE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pika e tretë, në njoftimin e Venecias vlerëson rolin e Presidentit dhe përpjekjet e tij për t’i ulur palët në dialog, për zgjedhjen krizës. Kujtojmë që PS dhe Taulant Balla, në mënyrë publike mashtruan edhe sot në Komisionin e Venecias, duke thënë se kreu i shtetit nuk bëri tentativa për dialog. Ndërkohë Venecia e konfirmon në dokument që roli i kreut të shtetit ka qenë konstruktiv në shërbim të zgjidhjes së krizës.

Lexoni edhe

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?