”Pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion”, Basha: Më 18 dhjetor do të zgjedhim të ardhmen
Çdo ditë e më shumë, Sali Berisha dhe Lulzim Basha flasin për Kuvendin Kombëtar të PD-së, të thirrura në dy data të ndryshme. Basha përmes njlë postimi në Twitter, thotë se më 18 dhjetor, do të zgjidhet e ardhmja.
Për të më 18 dhjetor, do të ndodh një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion, kjo për të ripërtërirë besimin te politika.
“Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më 18 Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë”.
Kuvendi i Partisë Demokratike do të shënojë një pikë kthese pas 31 vitesh tranzicion. Më #18Dhjetor, ne do të zgjedhim të ardhmen, duke mishëruar shpresat më të mira të njerëzve, për të ripërtërirë besimin te politika, si mjet për ndryshimin e Shqipërisë 🇦🇱 pic.twitter.com/O3PgtjJqks
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 3, 2021