Pikëpyetjet e ministrit Damian Gjiknuri për anullimin e koncensionit të naftës në detin Jon

Një lajm i dytë nga fjala e ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës ka të bëjë me anulimin e një koncesioni për shfrytëzim të naftës dhe gazit në det dhe rihapjen e tenderit nga e para.

Fjala është për zonën e njohur si “Joni 5”, e cila ndodhet në pjesën jugore të ujrave tona, pikërisht atje ku po diskutohet ndarja e kufijve detare më Greqinë. Gjiknuri tha se kontrata me shoqërinë Capricon Albania nuk është më në fuqi shkruan shqiptarja.com këtë të shtunë.

Në shtator 1995, qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë për kërkim-shfrytëzim me kompaninë angleze “Medoil “. Kjo kompani nuk kreu asnjë lloj punimi. Në vitin 2007 këtë licensë e bleu kompania tjetër angleze “Cairn Energy“, që e mbuloi zonën me “Capricorn Albania Ltd”, duke planifikuar të analizonte rreth 400 km katrore profile sizmike dhe më pas të shponte një pus.

Pas fazës së parë të kërkimeve, kompania deklaroi se kishte evidentuar tri zona, ku mendohet se ka naftë. Tri fazat kërkimore duhej të kishin përfunduar që në vitin 2010, por ato u ndërprenë edhe për faktin e paqartësisë së kufirit detar midis dy vendeve. Pra, nuk është shpuar ende asnjë pus, që do të mundësonte shfrytëzimin e hidrokarbureve.

Ajo që krijon dyshime mbetet se pse e shfuqizoi koncensionin e firmosur apo për hir të marrëveshjes së detit e cila po bëhet gati nga qeveria me Greqinë?

Kush përfiton, qeveria jonë apo pala greke nga shfuqizimi i këtij koncensioni?

SHKARKO APP