Piketat kryesore të programit të PS “Shqipëria 2030”

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e Partisë Socialiste për t’u kërkuar shqiptarëve një mandat të katërt më 11 maj.

Piketat kryesore të premtimeve qeveritare të cilat Rama thotë se “nuk janë në hava, por janë kontrolluar dhe kanë marrë aprovimin” janë:

-Paga mesatare në 2013 ishte 332 euro, do ta çojmë në të paktën 1 mijë euro.
– Paga minimale ishte 157 euro, në 2024 shkoi 400 euro, nga janari 2026 do jetë 500 euro
Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë €.
-Pensioni mesatar ishte 86 euro, në 2024 u bë 175 euro, në 2030 do të shkojë në 400 euro.
– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro.
-Brenda mandatit të katërt duam të mbyllim marrëveshjen me Greqinë për njohjen e pensioneve.
-Deri në 2029, Shqipëria do jetë i vetmi vend me zero taksë për biznesin e vogël në rajon.
– Paga mesatare e mësuesve ishte 420 euro, sot është 950 euro, në 2030 do shkojë 1250 euro.
-Për bizneset do të mobilizojmë mbi 2 miliardë euro! 1 milard euro nga paketa Smart Albania.
-200 shkolla të reja, paga mesatare e mësuesit nga 950 euro do shkojë 1250 euro.
– Programe After School dhe ushqim për fëmijët! Monitorim në shkolla me kamera inteligjente! Transport falas.
300 milionë euro për strehimin 50 mijë banesa për të rinjtë dhe profesionistët! Do të ngremë kampusin e Universitetit të Durrësit.

Rama tha se PS është e vetmja forcë politikë që garanton drejtësinë ndërkohë bufi i kënetës, bashkë me të gjithë të tjerët rreth tij përbetohen e betohem se do ta kthejnë përmbys.

SHKARKO APP