“Piramida e vizitueshme nga të gjithë”, Mazniku: Qendra më e madhe digjitale në Rajon

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku shpjegoi procesin e rikonstruksionit të piramidës dhe funksionit që ajo do të ketë duke filluar nga shtatori. Mazniku tha në ABC News se ideja i rivitalizimit të piramidës ka qenë që objekti të përdorej nga brenda dhe nga jashtë.

“Ideja e rivitalizimit të piramidës ishte që të kishim një objekt ku të përdorej nga brenda, duke e kthyer atë në qendrën e trajnimit të teknologjisë, kryesisht për fëmijët nga 12-18 vjeç. Një qendër që quhet “Tumo” e cila funksionon në “Qemal Stefa”, tashmë. Synimi është që Piramida të kaloj nga 1 mijë në 5 mijë të rinj. Po ashtu një pjesë tjetër e Piramidës do të jetë në dispozicion të kompanive të teknologjisë dhe një pjesë tjetër do të jepet me qera, ku pjesa e trajnimit të famijëve të subvencionohet nga vetë Piramida. Ideja ishte që ta rivitalizonim edhe nga jashtë, duke u bërë ndër objektet më të rralla, që ka funksion nga brenda dhe jashtë. Në strukturën e Piramidës do të jetë një atraksion turistik dhe kështu ndryshe nga hapësirat e tjera, me rivitalizimin e saj kemi fituar dy hapësira”,u shpreh fillimisht Mazniku.

Nënkryetari i bashkisë shtoi se lulishtja është më e jetueshme se më parë. “Unë mendoj që lulishtja është shtuar dhe është bërë akoma edhe më e jetueshme. Janë shtuar pemët dhe shkurret. Kushdo që vjen e sheh dhe e dallon shumë thjeshtë”,-theksoi ai.

Më pas Manziku u shpreh se kurset janë hapur prej dy vitesh në një ambient në “Qemal Stafa” ku po trajnohen 1 mijë fëmijë, ndërsa në shtator te Piramida do të jenë 5 mijë fëmijë. Trajnimin mund ta nisë çdo fëmijë që është mbi 12 vjeç dhe shumica prej tyre përfitojnë burse, por pagasa normale është 3 mijë lekë të reja në muaj.

“Kurset janë të hapura dhe funksionojë prej 2 vitesh. Në “Qemal Stafa” ekziston qendra që trajnon 1 mijë fëmijë çdo muaj. E ndarë në orare. Fëmijët vijnë dhe regjistrohen, çdo fëmijë që është mbi 12 vjec. Pjesa më e madhe e fëmijëve janë me bursa, por pagesa që kanë paguar ka qenë 3 mijë të reja në muaj. Më shumë se 60% e fëmijëve kanë qenë me bursë. Objektivi është që kur të vijmë te Piramida, rreth 50% e sipërfaqes të jetë për qendrën dhe pjesa tjetër të jetë me qera pikërisht për të subvencionuar trajnimin e fëmijëve”,shtoi Mazniku

SHKARKO APP