Pjerin Ndreu fillon akuzat ndaj LSI

Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka hedhur akuza te partnerët e koalicionit të PS-së, për zgjedhjet në Dibër, edhe pse ato u fituan me diferencë të madhe nga kandidati i majtë, Muharrem Rama.

Duke folur për rubrikën “Opinion” në “News 24”, Ndreu tha se disa segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS.

Gjithashtu, Ndreu tha se këto segmente kanë luajtur një rol negativ në këto zgjedhje. “Segmente të koalicionit të majtë kanë punuar kundër PS”, tha Ndreu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk dihet me saktësi se për cilin segment apo aleat të PS-së e ka patur fjalën Ndreu. Deri më tani, PDIU është proklamuar si kontribuuese kryesore në rezultatin e Dibrës, ndërsa LSI-ja nuk ka reaguar ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe vetë ministri Gjiknuri tha për mediat, se PS-ja do të shohë se cili nga partnerët e saj ka kontribuar më shumë në këto zgjedhje, duke mos u nxituar të japë deklarata të parakohshme për këtë temë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?