Pjerin Ndreu: Investimi i krimit, po përbalt Policinë e Shtetit
I shqetësuar dhe i mërzitur nga gjithçka që është thënë për Policinë e Shtetit, por dhe akuzave të shumta për lidhje të tyre me krimin, deputeti i Partisë Socialiste shpreh indinjatën për të gjithë ata që mbajne veshur uniformën blu.
Pjerin Ndreu, i cili vjen nga radhët e policisë, në një status në Facebook, shkruan për sakricat e policëve dhe vlerësimet që ata kanë patur nga vetë shtetit.
“Që prej 1992 e deri më sot polici ka qenë “malli” më i lirë në tregun e administratës së shtetit. Kujt i ka dalë gjumi më herët është bërë polic, pavarësisht se ska pas as shkollë e as formim minimal”, thotë Ndreu.
Ai nënvizon se “Humori banal e i shfrenuar i politikës, zemërimi i paskrupullt i krimit, apo zellli i organeve të drejtësisë për ti shkarkuar në kurriz policeve gjithë llumin e korrupsionit të tyre, kanë qenë dhe opinionbërësit e gjykimit te punës së ocerëve dhe trupës së policisë”.
Sipas deputetit socialist “asnjë kriminel sado i rrezikshëm të ketë qenë nuk ka shpëtuar pa u arrestuar nga policia nga një e disa dhjetra herë. Ç`ka tregon se as nuk ka pas, as nuk ka e as nuk ka për të pas strukturë më dinjitoze ky vend”.
Ndërkohë shpërthen ndaj komenteve nëpër studion televizive, duke i akuzuar si ish-sigurimsa që japin mend për policinë.
“Por investimi i krimit vazhdon të përbaltë, të anatemojë, të penalizojë dhe të gjykojë policinë e shtetit dhe drejtuesit e saj nëpërmjet përfaqësuesve të vet në politikë e në drejtësi! Fatkeqësisht kjo dramë vazhdon të luhet frikshëm mbi trupin e brishtë të policëve të shtetit që së paku kanë lënë jo pak por rreth 250 të vrare e qindra të plagosur në luftë kundër krimit. Pastaj kur japin mend për policët, bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit në studio opinionesh, kjo është tallje dhe e dhimbshme sa s`ka…!”, shprehet deputeti Ndreu.
KOHA JONË SONDAZH

