Pjerin Ndreu mbron Çakon: Krimi po gjykon policinë

Hetimi i Prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është pritur me reagime të ashpra nga deputetët e PS. Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu shprehet në një postim në Facebook, se investimi i krimit po përbaltë sot punën e forcave të rendit.

Postimi i plotë në Facbook:

“Qe prej 1992 e deri me sot polici ka qene “malli” me i lire ne tregun e administrates se shtetit. Kujt i ka dale gjumi me heret eshte bere polic, pavaresisht se ska pas as shkolle e as formim minimal.

Swiss Digital Desktop Reklama

Humori banal e i shfrenuar i politikes, zemerimi i paskrupullt i krimit, apo zellli i organeve te drejtesise per ti shkarkuar ne kurriz policeve gjithe llumin e korrupsionit te tyre, kane qene dhe opinionberesit e gjykimit te punes se oficereve dhe trupes se policise.

Swiss Digital Mobile Reklama

Asnje kriminel sado i rrezikshem te kete qene nuk ka shpetuar pa u arrestuar nga policia nga nje e disa dhjetra here. Cka tregon se as nuk ka pase, as nuk ka e as nuk ka per te pase strukture me dinjitoze ky vend.

Por investimi i krimit vazhdon te perbalte, te anatemoje, te penalizoje dhe te gjykoje policine e shtetit dhe drejtuesit e saj nepermjet perfaqesuesve te vet ne politike e ne drejtesi ! Fatkeqesisht kjo drame vazhdon te luhet frikshem mbi trupin e brishte te policeve te shtetit qe se paku kane lene jo pak por rreth 250 te vrare e qindra te plagosur ne lufte kunder krimit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?