Pjerin Ndreu në aktivitetin e 151 vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës

Në profilin e tij në facebook kryebashkiaku lezhjan, Pjerin Ndreu shkruan:
“E flutrim nëpër ajrí
Si njaj hylli që shkendí
Shkrepë prej mbramjet nepër etër
Behma ktú n’kët Lissus t’vjetër”
Me këto vargje si lajtmotiv, në Lissusin që përmend Fishta u zhvillua aktiviteti mbarëkombëtar “Çmimet At Gjergj Fishta” edicioni i vitit 2022, me rastin e 151 vjetorit të lindjes së poetit.
Për të dytin vit radhazi u dha çmimi që mban emrin e Fratit të Shqiptarisë, Homerit shqiptar At Gjergj Fishtes , për 3 gjini: vëllim poetik, prozë dhe studime.
• Me Çmimin “At Gjergj Fishta” për poezi u vleresua shkrimtari Arben Dedja me librin “Italian job”
• Me Çmimin “At Gjergj Fishta” për prozë u vlerësua shkrimtari Durim Taçi me librin “Liqeni në mes të detit”.
• Me Çmimin At Gjergj Fishta për studime u vlerësua shkrimtari Frano Kulli me librin “Fjalor i veprës së Fishtës”.
U vlerësuan me “Çmimin e karrieres” për kontributin e tyre në fushen e letrave 3 personalitete të kulturës sonë: shkrimtari Zija Çela, studiuesi Tonin Çobani dhe poeti Rudolf Marku.
Aktiviteti u çel me interpretimin e mrekullueshëm të vargjeve të Fishtes nga aktori i mirënjohur lezhjan Ismet Zusi.
Me nje juri te nivelit te larte te kryesuar nga Stefan Capaliku, Suela Bala dhe Ndue Dedaj u perzgjodhen dhe fituesit!’- përfundon statusi i Pjerin Ndreut.

SHKARKO APP