Pjerin Ndreu: Të penalizohen firmat e rrugëve, nuk kishin kripë

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu shkruan:

Të hetohen e penalizohen firmat e pastrimit të rrugëve, sidomos ne akset qe lidhin Pukën me Kukësin e Tropojën. Kane marrë lekët e taksapaguesve dhe kanë lejuar bllokimin e rrugëve duke mos hyrë në kohë me borëpastruese.

Nuk kanë hedhur asnjë gram kripe e asgjë! Nuk do lejoj këtë sjellje turpi e te papërgjegjshme të këtyre kompanive qe nen hundën tonë bëjnë ça ju do qejfi, kur njerezi rrezikojnë jetën rrugëve nacionale nga bllokimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?