Pjesë e grupit të Alibeajt, deputeti Korreshi: Nesër do jem në protestë. Shqipëria në situatë kaotike
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, pjesë e grupit të Alibeajt, thotë se qytetarët duhet të dalin çdo ditë në protestë dhe jo veç kur thirren nga partitë politike. Teksa thotë se nesër do të jetë në protestë, nënvizon se Shqipëria është në një gjendje kaotike.
”Ajo e nesërmja është pak e vonuar. Kjo qeveri ka bërë miliarda zullume. Për fat të keq ne nuk kemi asnjë pushtet, sepse ia lamë vetë. E patë se çfarë lloj gjuhe përdori kryeministri?! Njerëzit duhet të kishin dalë. Të mos presim vetëm partitë politike.
Njerëzit duhet të jenë përditë në protestë me çdo gjë, që nuk shkon me këtë vend. Jemi në një gjendje kaotike. Unë jam bashkuar dhe do t’i bashkohem çdo lloj proteste, pavarësisht se nga kush thirret. Unë do të jem përditë në protestë”.