Plagosja në Kavajë, PD:  Banditi i Rroshit qëlloi kryetarin e FRPD

Partia Demokratike ka denoncuar ngjarjen e ndodhur sot në Kavajës. Sipas PD, autori i ngjarjes është ish0-drejtori i Partisë Socialiste. Ndërsa i plagosur ka mbetur kryetarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi,

Njoftimi i plotë i PD:

“Partia Demokratike dënon me ashpërsine më të madhe aktin e rëndë kriminal sot në Kavajë, ku banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajës, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryrtarin e FRPD Kavajë Kid Kazazi, dhe ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë nën kontroll hetimin, e të parandalojë të gjitha përpjekjet që po bën policia me urdhër të Edi Ramës për të lehtësuar e ndihmuar autorin e krimit.

E paralajmërojmë sot Edi Ramën, të heqë dorë nga mbështetja e krimit dhe kriminelëve dhe nga përpjekjet për ti mbrojtur ata nga dora e ligjit, në të kundërt Partia Demokratike do t’i bëjë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të saj të marrin të gjitha masat për vetëmbrojtje civile kundër krimit të veshur me pushtet dhe pushtetit të veshur me krim”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?