Plaku i borës ‘firmos’ koalicionin PS-LSI

Në një kohë kur dy krerët e partive kryesore të mazhorancës qeverisëse, Edi Rama dhe Ilir Meta, hezitojnë të firmosin koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, rolin e negociatorit tashmë e ka marrë plaku i borës.

Është kjo risia që ofrohet nga të rinjtë në këto ditë të ftohta politike, ku bora ka zbardhur të gjithë vendin, dhe duket se fushata parazgjedhore ka nisur me një apel nga plaku i borës për vijimin e koalicionit PS-LSI.

plaku

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigjen e ftesës së tij për aleatin në bashkëqeverisje, LSI, për të vijuar koalicionin me PS-në, kryeministri Edi Rama do të duhet ta presë deri në mes të prillit, kohë kur zyrtarizohen edhe koalicionet parazgjedhore. Është ky afati ligjor që ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, që vjen nga radhët e LSI-së, i kujton thirrjes për koalicion parazgjedhor aleatit të tij në qeverisje.

Në një intervistë dhënë për News 24, pak ditë më parë, Manjani shprehu kritika të forta ndaj këmbënguljes së socialistëve për të marrë firmën e LSI-së që tani, një përpjekje kjo që ka nisur që verën e vitit të kaluar.

Pikërisht këtë këmbëngulje të socialistëve dhe kryetarit të tyre Rama, Manjani e cilësoi si mungesë respekti ndaj qeverisë aktuale. “Është sëmundje e vjetër kjo në politikë, që pa u konsumuar komplet mandati fillon diskutimi për diçka tjetër. Kjo është një mungesë respekti në radhë të parë për qeverinë aktuale, për qeverinë që kemi sot dhe që kemi punë për të bërë akoma. Së dyti, më lejoni t’ju kujtoj që afati zyrtar i regjistrimit të koalicioneve në KQZ është ora 24:00 e datës 19 prill. Pra deri më datë 19 prill në orën 24:00 kemi kohë. Nuk ka urgjencë kjo punë se çfarë do bëjmë tani e çfarë do bëjmë pastaj. Sigurisht që ka nevojë për një analizë të thellë, ku kryeinstitucioni i këtij koalicioni është qeveria. Nuk mund të shfokusojmë vëmendjen e institucioneve që kemi krijuar si koalicion me diskutime se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Ky ka qenë dhe kjo mbetet respekti i LSI-së për institucionet. Por ky diskutim në mos gaboj ka filluar që në fundin verës së vitit të kaluar fillimisht, erdhi duke u trashur nga vjeshta, e fundi i vitit u bë kështu që hajde ta firmosim… Po prit njëherë, të mbarojë afati i kësaj qeverie, ti afrohemi datës. Filozofia e LSI-së është që ta shterojmë deri në fund mundësinë që i kemi dhënë vetes”- tha Manjani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?