Plani BE-Shqipëri kundër terrorizmit nënshkruhet në Bruksel, ministri Çuçi: Dëshmi e besimit

I pranishëm në Bruskel, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi nënshkroi me Komisioneren për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johanson, planin BE-Shqipëri kundër terrorizmit.

“Ky dokument garanton një bashkëpunim tërësor me Bashkimin Evropian, si dhe është një tjetër dëshmi domethënëse e besimit të ndërtuar dhe e punës që Shqipëria ka bërë në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ne punojnë ngushtësisht me Bashkimin Evropian për sigurinë e përbashkët të unionit dhe për ruajtjen e vlerave e parimeve themelore të BE-së”.

Marrëveshja krijon një kuadër ligjor më solid e të përafruar me BE-në, por na mundëson gjithashtu të përmirësojmë kapacitetet tona për të përballuar kompleksitetin e çështjeve të sigurisë që lidhen me terrorizmin. Ajo është në përputhje të plotë me dokumentet tona strategjike në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?