Plani ekonomik, Kryemadhi: Taksë të sheshtë 10%
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj për 15 vjetorin e krijimit të LSI-së, u ndal edhe te plani ekonomik duke qenë në një linjë me PD-në për vendosjen e taksës së sheshtë dhe jo progresive si tani. Kryemadhi i ka bërë thirrje shqiptarëve, që ti bashkohen opozitës që të çlirojnë ekonominë nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e të mesëm.
Pjesë nga deklarata
Vendosje e taksës së sheshtë në 10%. TVSH 0 për prodhimet bujqësore. TVSH 6% per produktet e shportes. Heqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve.
Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar. Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim.
Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin public, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore. Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi.
KOHA JONË SONDAZH

